Aktualitet

‘Errësira e natës’! Si përfituan autorët e Çalit nga metodat e kursimit të qeverisë

4 Prill 2022, 08:22 Nga DOSJA
‘Errësira e natës’! Si përfituan autorët e

TIRANË– Autorët e vrasjes së Iljaz Çalit në Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet në kohën kur ishin fikur dritat e autostradës Tiranë-Durrës. Kjo sjell edhe vështirësi në hetimin e ngjarjes, pasi çdo gjë u krye në errësirë të plotë, në periudhën kur ishin fikur dritat në kuadër të nismës që ka marrë qëveria për kursimin e energjisë.

Ekzekutimi i Çalit është bërë në një zonë që nuk monitorohet nga kamera sigurie. Një nga pistat ku janë përqëndruar hetimet, është prishja e pazareve, por nuk përjashtohet mundësia as e një eleminimi për shaka të konkurrencës në biznes.

Autorët mendohet se ishin duke lëvizur me një automjet prej të cilit dyshohet se edhe kanë qëlluar teksa kanë qenë në lëvizje. Policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, familjarë apo dhe shokë të viktimës.

LAJMI KRYESOR: U ekzekutua pranë Rinasit! Iljaz Çali iu kundërpërgjigj vrasësve, dyshohet se s’ishte vetëm

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit atentat iljaz çalit

Sondazh

Poll