Aktualitet

ATENTATI/ Viktima mik i ngushtë me Gjin Nikën, u vranë të dy në të njëjtën datë, DYSHIMET

4 Prill 2022, 07:43 Nga DOSJA

TIRANË– Detaje të reja dalin në dritë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë Rinasit në Tiranë. Iljaz Çali ishte biznesmen në fushën e tregtisë së Kromit në Bulqizë. Sipas gazetarit te kronikës së zezë Elton Qyno, Çali ishte mik i ngushtë me Gjin Nikën, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushe-Krujë, si pasojë e luftes së përgjakshme të Kromit. Sipas policisë, dyshohet se atentati lidhet me luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës.

Biznesmeni Çali prej janarit 2011 disponon 50 përqind të aksioneve në kompani Çali-Metal. Kompania ushtron aktivitet nga një zyrë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës dhe 50 për qind të aksioneve i zotëron vëllai i Iljazit, Zeqir Çali.

“Organizim i transportit të udhëtarëve dhe mallrave me mjete të agjencive turistike dhe të shitjes së biletave për udhëtime brenda dhe jashtë vendit. Në fushën e tregtisë, import-eksport me shumicë dhe pakicë të mallrave industrial, ushqimore” thuhet ndër të tjera në përshktrimin e aktivitetit të kompnaisë në ekstraktin e QKR.

Gjin Nika u vra në 5 Prill të 2014 në Tapizë. Nika ishte biznesmen që operonte në fushën e kromit në Bulqizë.

LAJMI KRYESOR: U ekzekutua pranë Rinasit! Viktima i arrestuar më parë për drogë, në mjet ishte i shoqëruar

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit gjin nika iljaz cali atentat iljaz çalit gjin nika iljaz cali

Sondazh

Poll