Aktualitet

VD/ Ekzekutohet me armë zjarri pranë Rinasit 37-vjeçari, dyshohet se s’ishte vetëm(Misteri)

3 Prill 2022, 20:40 Nga DOSJA
VD/ Ekzekutohet me armë zjarri pranë Rinasit 37-vjeçari,

TIRANË- Iljaz Çali është viktima e përplasjes me armë zjarri qe ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Dosja.al raportoi e para ngjarjen duke sjellë pamjet e para nga vendi ku ndodhi përplasja, pranë zonës së Kamzës.

Deri më tani mësohet se ndaj automjetit tip “Land Rover” të viktimës është qëlluar nga një automjet tjetër, i cili ishte në lëvizje për arsye që ende nuk dihen. Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, e më pas mendohet se viktima është kundërpërgjigjur në tentativë për të dalë nga mjeti me targa AB 998 AS që rezulton se është marrë me qira në Rinas.

Edhe pse ka dalë nga mjeti sërish nuk ka mundur ti shpëtojë breshërisë së automatikut por ka ndërruar jetë në vend për shkak të plumbave të marrë. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur, megjithatë mund të jetë hapur nga impakti i përplasjes se mjetit me bordurën. Deri më tani nuk dihet nëse viktima ka precendentë penalë të mëparshëm e se cili është shkaku për eleminimin e tij, mbrëmjen e sotme.

Ndërsa, Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët që mendohet se janë larguar në drejtim të Lezhës, ndërsa grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Identifikohet viktima, makina e marrë me qera në Rinas

Dinamika/ Si ndodhi ngjarja, viktima u gjet nga policia i shtrirë, dyshohej për aksident

DETAJE nga vrasja në Kashar- Land-i i bërë shoshë me plumba, zbulohet kujt i përket

Atentati në autostradën Tiranë-Durrës, Policia: Është qëlluar drejt një mjeti Land Rover

Jo atentat,ishte PËRPLASJE alla “Far West” në Kashar,dëshmitarët:Dëgjuam të shtëna kallashi

Atentati në Tiranë, gjendet i vrarë 35-vjeçari brenda foristradës

EKSKLUZIVE/ Pamje nga vendngjarja, policia zbarkon në vendin ku ndodhi atentati

DETAJE- Atentati në Tiranë, qëlluan me breshëri Benz-in, autorët ikën drejt…

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit atentat ne autostraden tirane-durres iljaz cali atentat iljaz çalit atentat ne autostraden tirane-durres iljaz cali

Sondazh

Poll