Aktualitet

Shokun ia vranë! Kush është Iljaz Çali,pse u ekzekutua,ç’fshihet pas konflikteve për kromin

4 Prill 2022, 07:51 Nga DOSJA
Shokun ia vranë! Kush është Iljaz Çali,pse u

TIRANË– Iljaz Çali u qëllua për vdekje dje në rrugën dytësore të aksit Tiranë-Durrës, pranë Rinasit. Por teksa ishte për t’u futur për në kryeqytet, atij i bëhet pritë dhe qëllohet për vdekje me breshëri kallashnikovi. Sipas gazetarit të kronikës së zezë Elton Qyno, i cili shkruan për “Ora News“, viktima ka qenë shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 pranë Fushë Krujës, e gjitha për shkak të “luftës” së përgjakshme të kromit.

Kjo është një prej pistave që po heton Policia dhe Prokuroria e Tiranës. Nga të dhënat e derimëtanishme, vrasja e Iljaz Çalit me shumë gjasa është prej vijueshmërinë e përplasjeve për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës. Çali prej janarit 2011 disponon 50% të aksioneve në kompaninë Çali-Metal, ndërsa gjysmën tjetër të biznesit e ka vëllai i tij, Zeqir Çali.

Nuk dihet nëse ky i fundt do të dëshmojë për ndonjë përlasje që mund të kenë pasur vëllezërit së fundmi, por nëse ndodh mund të sjellë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në të kundër edhe kjo ngjarje më shumë gjasë do të mbesë pa autor. Njëjtë si ka mbetur edhe ekzekutimi i Gjin Nikës, i cili nuk dihet ende se kush e ka eliminuar. Por e shkuara duket se nuk është “më e pastra” për viktimën 37-vjeçar, i cili ishte dënuar në vitin 2018 edhe për kultivim kanabisi. Pas grabitjes së parave në Rinas, policia shtoi forcat në zonë dhe gjatë një kontrolli rastësor ata kanë shkuar në një banesë duke gjetur 682 rrënjë kanabis.

Megjithatë kohët e fundit Çali kishte vendosur që t’i dedikohej zotit, duke u kthyer në një besimtar të devotshëm. Në zonën e tij, pranë të cilës edhe u vra, ai kishte paguar për ndërtimin e një xhamije për të gjithë besimtarët myslimanë, duke lënë të kuptohet se kishte ndryshuar kursin e jetës, megjithatë nuk e harruan të tjerë.

LAJMI KRYESOR: U ekzekutua pranë Rinasit! Viktima i arrestuar më parë për drogë, në mjet ishte i shoqëruar

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjin nika iljaz cali vritet iljaz çali gjin nika iljaz cali vritet iljaz çali

Sondazh

Poll