Aktualitet

VD-Ishin nisur për punë! Vdesin në aksident dy vëllezërit shqiptarë, lanë pas 6 fëmijë

2 Prill 2022, 14:17 Nga DOSJA
VD-Ishin nisur për punë! Vdesin në aksident dy

ITALI– Dy vëllezër shqiptarë janë aksidentuar dhe kanë humbur jetën. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, në zonën e Chessa, në Arcile. Mediat italiane shkruajnë se makina ku ndodheshin dy vëllezërit 37 dhe 44 vjeç që ishin nisur për në punë, është përplasur me një tjetër mjet që u ka ardhur përballë.

Për pasojë të dyja makinat kanë dalë jashtë rruge. Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, një 28-vjeçar gjithashtu shqiptar ka mbetur i plagosur.

37-vjeçari shqiptar kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë. Tashmë pritet që prokuroria të zbardhë shkaqet e aksidentit fatal.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet itali vdesin vellezerit shqiptar ne itali itali vdesin vellezerit shqiptar ne itali

Sondazh

Poll