Aktualitet

DINAMIKA/Si ndodhi ngjarja? Çali u gjet nga policia i shtrirë, dera e pasagjerit e hapur..

3 Prill 2022, 21:49 Nga DOSJA
DINAMIKA/Si ndodhi ngjarja? Çali u gjet nga policia i shtrirë, dera

TIRANË-Atentati që ndodhi mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës u raportua fillimisht si aksident. Mirëpo situata ndryshoi. Kjo pasi viktima, Iljaz Çali u gjet i shtrirë në rrugë dhe kjo bëri që policia të dyshonte për aksident automobilistik. Por teksa po inspektonte vendngjarja, u zbuluan gëzhojat në autostradë. Policia mësohet se ka gjetur rreth 20 gëzhoja në një distancë prej 100-150 metrash.

Burime për Dosja.al raportojnë se ndaj Çalit u qëlluar nga një makinë tjetër në lëvizje. Atentatorët kanë qëlluar deri në momentin që mjeti Land Rover u përplas me bordurën anësore të rrugës .Ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, e më pas mendohet se viktima është kundërpërgjigjur në tentativë për të dalë nga mjeti me targa AB 998 AS që rezulton se është marrë me qira në Rinas.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Tiranë, makina qëllohet në lëvizje, shënohet një viktimë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne autostraden tirane-durres atentat ne autostraden tirane-durres

Sondazh

Poll