Sport

Brazil: Fluminense kampion i Rios, hakmerret ndaj Flamengos…

3 Prill 2022, 10:25 Nga DOSJA
Brazil: Fluminense kampion i Rios, hakmerret ndaj Flamengos…

BRAZIL – I mundur sezonin e kaluar nga Flamengo në kampionatin e Rios, Fluminense u hakmorr të dielën në “Maracana”, duke u shpallur kampion i këtij shtetit brazilian. Ndeshja përfundoi 1-1, ndërkohë që ndeshja e parë të enjten kishte përfunduar 2-0.

Fla hapi rezultatin me “Gabigol” (29′), ndërsa Flu u përgjigj pak para pushimit me Cano (44′) i cili më pas humbi edhe një penallti (62′).

Derbi ruajti nxehtësinë, teksa përfundoi me përjashtimin Fred (Flu) dhe Bruno Henrique (Fla). Fluminense do të hapë Brasileirão, kampionatin kombëtar brazilian të shtunën e ardhshme kundër Santos, po në “Maracana” (21:30).

Kampionia kombëtare dhe mbajtësja e Kupës së Brazilit, Atlético Mineiro mundi 3-1 Cruzeiro të shtunën, për të fituar edhe kampionatin shtetëror të Minas Gerais për të tretin vit radhazi.

Ndërkohë Palmeiras do të përballet me Sao Paulo këtë të dielë (21:00) për të vendosur fituesin e kampionatit shtetëror të Sao Paulos. Sao Paulo ka fituar 3-1 në ndeshjen e parë të enjten në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport deri në moshën 40-vjeçare me fluminensen flamengon në brazil masën 10% e kapacitetit të stadiumit “maracana” deri në moshën 40-vjeçare me fluminensen flamengon në brazil masën 10% e kapacitetit të stadiumit “maracana”

Sondazh

Poll