VD- Rama e hapi para kohe/ E frikshme tek “Rruga e Arbërit”, dheu bllokon komplet rrugën!
3 Prill 2022, 11:19Nga DOSJA
DIBËR– Prej më shumë se 1 ore, rruga e Arbrit është bllokuar, kjo për shkak të shembjes së një masivi të madh disa metra para tunelit të Murrizit. Siç duket edhe nga pamjet, një pjesë e mirë dherash kanë bllokuar aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, por fatmirësisht nuk ka zënë poshtë asnjë mjet, pasi mund të shkaktonte tragjedi.
Pas marrjes së njëftimit, shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj, por deri më tani nuk ka asnjë informacion se rruga është e kalueshme. Ndërkohë që shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër. I vetmi aks i kalueshëm për momentin.
Kujtojmë se rruga e Arbërit, e ndëruar nga firma “Gjoka” u hap me nxitim nga kryeministri Edi Rama për zgjedhje parlamentare të 25 prillit, kur në fakt nuk punimet nuk kishin përfunduar. Thuajse gjatë gjithë dimrit kjo rrugë nuk ka qenë e kalueshme për qytetarët për shkak të reshjeve të dëborës. Ndërsa sot është arritr në një nivel tjetër. Faqja e malit ka përfunduar në aks duke rrezikuar jetën e drejtuesëve të mjeteve.
(k.m.dosjaal)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Teksa gjyqtarja Irena Gjoka e pyeste me dyer të mbyllura Alqi Bllakon për të dhënat personale, gjyqtarja e njohur i shtroi pyetje duke nisur nga martesa deri te...
SHKODËR– Orteqet e dëborës kanë bllokuar rrugën e Thethit. Mësohet se në Qafë Thore, tek hyrja e tuneleve rruga është e pakalueshme, e për pasoje kan...
GREQI- Manos Daskalakis, babai i tre fëmijDua tve nga Patra të cilët humbën jetën në mënyrë të mistershme brenda tre vitesh ka dhënë intervistën e dytë televizi...
VLORË– Një grup qytetarësh në Vlorë kanë protestuar kundër projektit të sheshit të Flamurit në qytet që po kthehet në një terminal autobusësh. Protes...
FIER– Një valixhe e dyshmitë është gjetur pranë një trotuari në Fier, duke shkaktuar panik tek qytetarët. Pas pikasjes, qytetarët njoftuan menjëherë Polic...
SERBI- Sot në Serbi mbahen zgjedhjet presidenciale, ato lokale për Beogradin dhe 12 komuna si dhe të parakoshme parlamentare pas bojkotit që i’u bë nga op...