Aktualitet

Pas Dumanit/ Kontrolle të shumta në Elbasan, kapet 34-vjeçari, hodhi armën kur pa që…

3 Prill 2022, 09:26 Nga DOSJA
Pas Dumanit/ Kontrolle të shumta në Elbasan, kapet 34-vjeçari,

ELBASAN– Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi u kap me armë zjarri. Në kuadër të operacionit të koduar “Unexpected” pas hekurave përfundoi Bledar Goguja, banues në Elbasan. Ai u arrestua në flagrancë teksa po lëvizte me makinë i armatosur e në momentin që vuri re se po ndiqej nga Policia e Shtetit, hodhi armën nga dritarja. 

Dosja.al ka raportuar dje se efektivët kishin rrethuar lokalin ku kishin marrë informacion se ndodhej një person me armë dhe më pas prangosën, aksion që u zhvillua 5 ditë pas përplasjes me armë që u regjistrua në Papër të Elbasanit, ngjarje ku mbeti i plagosur Nuredin Dumani, i akuzuar për të paktën shtatë vrasje.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municion luftarak. Vihet në pranga shtetasi që e posedonte armën. Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, lëndë narkotike, si dhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar dhe në informacionet e marra më parë, strukturat hetimore dhe operacionale në DVP Elbasan, Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH, Fier, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Unexpected”.

Në kuadër të këtij operacioni u ushtruan dhjetëra kontrolle të befasishme në rrugë dhe në ambiente të ndryshme. Si rezultat i këtyre kontrolleve u kap dhe u arrestua në flagrancë, te stacioni i trenit në lagjen “Sul Paprri”, në Elbasan shtetasi B. G., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas qarkullonte me një automjet dhe sapo ka parë Policinë që e ndiqte, pasi disponohej informacion se kishte armë zjarri me vete, ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga. Gjatë operacionit janë shoqëruar për verifikim edhe disa persona të tjerë me precedentë penal, të cilët pas verifikimeve, janë lënë të lirë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale në të cilat ky shtetas mund të jetë i implikuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar goguja elbasan bledar goguja elbasan

Sondazh

Poll