Aktualitet

Dhunonte gruan në sy të fëmijëve dhe e kërcënoi me thikë, arrestohet 48-vjeçari nga Lezha

3 Prill 2022, 10:45 Nga DOSJA
Dhunonte gruan në sy të fëmijëve dhe e kërcënoi me

LEZHË– Një 48-vjeçar në Lezhë është arrestuar nga Policia pasi dhunonte gruan dhe së fundmi e kishte kërcënuar me thikë në sy të fëmijëve të mitur. 48-vjeçari, i identifikuar me inicialet B.M., nga fshati Tresh kërcënoi gruan se do ta vriste me thikë, mirëpo Policia ndërhyri në kohë për të shmangur ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve të mitur, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari B.M. Sekuestrohet mjeti prerës (thika), i përdorur për kanosjen. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja L. M., se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, si dhe e kishte kanosur atë me mjet prerës (thikë) në prani të fëmijëve, menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë bashkëshortin e saj, shtetasin B. M. Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M. 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë), në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë). Ndërsa shtetases L. M. iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe lezhe

Sondazh

Poll