Aktualitet

VD-Një valixhe e dyshmitë pranë trotuarit, alarmohen qytetarët në Fier, Policia:Ishte bosh!

3 Prill 2022, 08:35 Nga DOSJA
VD-Një valixhe e dyshmitë pranë trotuarit, alarmohen

FIER– Një valixhe e dyshmitë është gjetur pranë një trotuari në Fier, duke shkaktuar panik tek qytetarët. Pas pikasjes, qytetarët njoftuan menjëherë Policinë e Shtetit, efektivët e të cilët vendosën perimetër sigurie, duke rrethuar të gjithë zonën. Me mbërritën e forcave xhenierë, ekspertët nisën kontrollin, por zbuluan se në fakt ishte tërësisht bosh.


NJOFTIMI I POLICISË:

Informacioni paraprak i Policisë së Fierit:

Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një valixhe që ishte konstatuar në rrugë, nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2022, 09:14

Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pu...