Aktualitet

Zgjedhjet në Serbi, kriza e opozitës dhe bojkoti i 2020-ës favorizojnë Vuçiç

3 Prill 2022, 09:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Serbi, kriza e opozitës dhe bojkoti i 2020-ës

SERBI- Sot në Serbi mbahen zgjedhjet presidenciale, ato lokale për Beogradin dhe 12 komuna si dhe të parakoshme parlamentare pas bojkotit që i’u bë nga opozita në 2020 pas akuzave ndaj qeverisë për korrupsion dhe mungesën e lirisë së medias.

Është disi e pazakontë që në të njëjtën ditë të mbahen tre lloje zgjedhjesh, por zgjedhjet e parakohshme nuk janë ngjarje e rrallë në historinë e parlamentarizmit post-socialist në Serbi. Në 30 vitet e fundit, ka pasur më shumë zgjedhje të parakohshme sesa zgjedhje të rregullta. Këto zgjedhje pasojnë një krizë të zgjatur të demokracisë dhe votimi i parakohshëm u shpall para se qeveria aktuale të merrte detyrën.

Në fund të vitit 2018, kur edhe Komisioni Europian vëzhgoi situatën në vend, kriza e demokracisë në Serbi u përkeqësua dhe mori njohje ndërkombëtare përmes inicimit të një dialogu ndërpartiak të udhëhequr nga Parlamenti Evropian. Meqenëse nuk kishte përmirësime të dukshme dhe kishte parregullsi të shumta, shumica e partive opozitare vendosën të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit 2020.

Por shpresat e partive bojkotuese për të treguar sfidat reale të demokracisë në Serbi nuk u realizuan. Komuniteti ndërkombëtar e uroi fituesin, vazhdoi punën si zakonisht dhe madje nuk u pajtua hapur me bojkotin. Paligjshmëria e mundshme e parlamentit dhe e qeverisë nuk u vu në dyshim në asnjë moment.

Por dy vjet më vonë, arsyet e deklaruara zyrtarisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme po dëshmojnë të drejtën e partive bojkotuese. Një grup i ri ligjesh zgjedhore, financimi i fushatës dhe antikorrupsioni kanë kaluar në Kuvend në fillim të shkurtit, duke krijuar teknikisht terrenin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me kërkesë të qeverisë.

Këtë herë e gjithë opozita po merr pjesë në zgjedhje, pavarësisht mangësive të mbetura. Mosbesimi i vazhdueshëm në një ditë të rregullt zgjedhjesh është i dukshëm në përpjekjet e mëdha që partitë opozitare po bëjnë për të përgatitur vëzhguesit e tyre të zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme thjesht u morën si të mirëqena pas shpalljes së tyre në fund të vitit 2020, pasi nuk pati asnjë debat publik dhe as një seancë në Parlament që do të diskutonte këtë vendim të rëndësishëm.

Përveç argumentit se tani janë plotësuar kushtet që të gjithë aktorët politikë të mund të marrin pjesë në zgjedhje, është interesante se pritshmëritë e qeverisë nga këto zgjedhje mbulojnë edhe ‘uljen e tensioneve, eleminimin e gjuhës së urrejtjes dhe të drejtën për të shprehur lirisht mendimet dhe pikëpamjet për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet në Serbi! Sondazhet nxjerrin fitues Vuçiç,serbët e Kosovës nuk lejohet të votojnë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic zdravko ponos zgjedhjet në serbi aleksander vucic zdravko ponos zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2022, 09:14

Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pu...