Aktualitet

E rëndë në Vlorë/80-vjeçarja bie nga kati i tretë i pallatit,dërgohet me urgjencë në spital

3 Prill 2022, 10:41 Nga DOSJA
E rëndë në Vlorë/80-vjeçarja bie nga kati i

VLORË– Një 80-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte këtë të dielë duke përfunduar në spital. Policia e Shtetit bën me dije se e moshuara me iniciale Gj. S., rreth 80 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

“Më datë 03.04.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ka rënë nga kati i tretë i një pallati, shtetasja Gj. S., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet ne Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve,”– thuhet në në njoftimin e Policisë.

Ngjarja e sotme ka ndodhur në të njëjtin pallat që më parë është vetëhedhur bashkë me fëmijën në krahë 34-vjeçarja Pamela Mërtiri, e cila ndërroi jetë në vend. Bashkë me të ndërroi jetë edhe foshnja e saj, vetëm 1 vjeçe.

34-vjeçarja, e cila ishte e divorcuar nga bashkëshorti, jetonte në Tiranë së bashku me djalin e saj dhe kishte shkuar në Vlorë për të takuar prindërit, por më pas vendosi që të vetëflijohej.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2022, 09:14

Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pu...