Aktualitet

Mbante në punë 15-vjeçarin, shpallet në kërkim pronari i lokalit në Korçë

3 Prill 2022, 09:38 Nga DOSJA
Mbante në punë 15-vjeçarin, shpallet në kërkim

KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga një person, ka shpallur në kërkim një tjetër, ndërsa ka nisur hetimin ndaj një 15-vjeçari, pasi janë kapur duke vënë baste sportive në lokale në Korçë dhe Pogradec. Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 8, Korçë, në lokalin e 67-vjeçarit, i identifikuar me iniciale B. M., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili shërbente për vendosjen e basteve sportive. 67-vjeçari është vënë në pranga nga Policia.

Por gjithashtu në lagjen nr. 3, Pogradec, në lokalin e shtetasit D. Q., nga verifikimet e kryera rezultoi se një 15-vjeçar, i punësuar në këtë lokal në mënyrë të paligjshme, vendoste baste sportive për llogari të pronarit të lokalit, nga një aparat celular i cili iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Goditen dy raste të tjera, në Korçë dhe Pogradec.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 2 aparate celulare, që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme në Korçë dhe Pogradec, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 67 vjeç, banues në Korçë, u shpall në kërkim shtetasi D. Q., 52 vjeç dhe u procedua penalisht një 15-vjeçar, të dy banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 8, Korçë, në lokalin në përdorim të shtetasit B. M., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Gjithashtu në lagjen nr. 3, Pogradec, në lokalin e shtetasit D. Q., nga verifikimet e kryera rezultoi se një 15-vjeçar, i punësuar në këtë lokal në mënyrë të paligjshme, dyshohet se vendoste baste sportive për llogari të pronarit të lokalit, nga një aparat celular i cili iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce operacioni basti i fundit korce operacioni basti i fundit

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2022, 09:14

Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pu...