Aktualitet

VD-Aksident fatal në aksin Fushë Krujë-Tiranë, humb jetën 82-vjeçarja, rëndë 6-vjeçari

3 Prill 2022, 07:15 Nga DOSJA
VD-Aksident fatal në aksin Fushë Krujë-Tiranë, humb

TIRANË– Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marrë në një aksident të shënuar sot në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ndërkohë që 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit tip  “Volkswagen” ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge, duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka rënë në kanal. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështira e madhe në rrugë si dhe shpejtësia me të cilën qarkullonte mjeti.

Nga përplasja është plagosur 37-vjeçarja G.D dhe dy fëmijët e saj te mitur 5-6 vjeç, si dhe drejuesi i mjetit, të cilët janë dërguar tek Trauma në Tiranë. Deri më tani mësohet se 6-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe po mjekohet tek Trauma, ndërsa të gjithë të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

5 personat e përfshirë në aksident:

B.D 13 vjeç jashtë rrezikut për jetën

A.D. 8 vjeç jashtë rrezikut për jetën

M.D. 6 vjeç  gjendjen e rëndë shëndetësore

G.D. 37 vjeç jashtë rrezikut për jetën

Z.D. 82 vjeç, viktima e aksidentit

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Aksidenti në Fushë-Krujë/ 6-vjeçari rëndë tek Trauma, bashkë me të edhe dy fëmijë të tjerë

Aksidenti në Fushë-Krujë, policia jep detaje: 3 të plagosur ndodhen në spitalin e Traumës

Shënohet viktima e parë nga aksidenti në Fushë-Krujë, humb jetën 82-vjeçarja

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje aksident ne fushe kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2022, 09:14

Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pu...