Sport

Tare, “avokati’ i Immobiles: “Ai është sulmuesi më i mirë italian i 15 viteve të fundit”

3 Prill 2022, 05:24 Nga DOSJA
Tare, “avokati’ i Immobiles: “Ai është sulmuesi

ITALI – Igli Tares nuk i mbarojnë fjalët për të mbrojtur Ciro Immobilen, pak më shumë se një javë pas eliminimit sensacional të Italisë nga “play-off” për në finalet e Kupën e Botës 2022:

“Mendoj se është turp të flasësh për të dhe të vesh në dyshim aftësitë e tij, – tha drejtori sportiv i Lazios për “Dazn” para ndeshjes me Sassuolo.

Ai është sulmuesi italian më i mirë i 10-15 viteve të fundit. Nuk e them unë këtë, por numrat dhe historinë e tij. Ai nuk ka nevojë të mbrohet, shpresat janë shumë të mëdha si për të, ashtu edhe për Italinë kampione europiane.

Eliminimi nuk ishte vetëm një humbje e ekipit kombëtar, por e të gjithë lëvizjes italiane të futbollit. Por ta bësh Immobilen “kokë turku” për skualifikimin do të ishte një tjetër humbje e mëtejshme.”

Në ndeshjen e së shtunës në “Olimpico”, për javën e 31-të të Seria A, Lazio fitoi 2-1 ndaj Sassuolos me gola të Lazzarit (17’) dhe Milinkovic-Savic (51’). Për skuadrën emiliane ngushtoi diferencën Traore (90’+4).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ciro immobile qan drejtori sportiv igli tare mungesa e ciro immobile ciro immobile qan drejtori sportiv igli tare mungesa e ciro immobile

Sondazh

Poll