Sport

FITORJA E 11! Florian Marku mposht britanikun, festë me flamujt kuqezi

2 Prill 2022, 21:01 Nga DOSJA
FITORJA E 11! Florian Marku mposht britanikun, festë me flamujt kuqezi

TIRANË– Florian Marku nuk njeh humbje! Mbrëmjen e sotme ai ka bombarduar me grushte uellsianin Kris Xhenkins, i cili ka një rekord prej 24 fitoresh, 3 barazimesh dhe 4 humbjesh. Marku mori fitoren e tij të 11 dhe mbrojti brezin e IBF që e fitoi disa muaj më parë.

Ndeshja e sotme ishte planifikuar të kishte 10 raunde, por mjaftuan katër të parët që Marku ta rrëzonte kundërshtarin e tij. Në orën 23:00, shqiptari nisi breshërinë e grushteve dhe e mposhti Xhenkins. Ky i fundit nuk ishte më në gjendje të vazhdonte. Festa nisi më pas! Flamujt kuqezi u valëvitën në nder të Markut.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll