Sport

Çfarë grushti! Florian Marku i pamposhtur, e ‘këput’ kundërshtarin në raundin e katërt

2 Prill 2022, 21:04 Nga DOSJA
Çfarë grushti! Florian Marku i pamposhtur, e

ANGLI– Florian Marku ka arritur të mbrojë titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jekins. Një ndeshje me emocione ku në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle 29-vjeçarit iu deshën rreth 10 minuta për të marrë një fitore me KO ndaj një kundërshtari që nuk rezistoi më shumë se 3 raunde dhe në të katërtin ra në tojkë. Në raundin e parë boksierët studiojnë njëri-tjetrin, Jenkins disi më agresiv.

Raundi i dytë, mbyllet në ekuilibër, Marku tentoi ta mbyllë në kënd. Raundi i tretë ishte një luftë e ashpër, Marku pësoi një çarje në vetull, por ia doli të luftojë fort deri në mbyllje të raundit. Në raundin e katërt, Florian Marku ia del të fitojë, boksieri shqiptar u tregua i papërmbajtshëm, Marku e këput kundërshtarin me disa goditje të njëpasnjëshme, mbyllet ndeshja me “knockout”, duke gëzuar të gjithë shqiptarët që ndodheshin në arenën e Newscastle.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport florian marku florian marku

Sondazh

Poll