Sport

Pep Guardiola sheh Erik ten Hag, si pasardhës të tij te Manchester City…

3 Prill 2022, 05:14 Nga DOSJA

ANGLI – Në përfundim të kontratës së tij në fund të këtij sezoni, Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt që nga viti 2016, nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë aventurën me ‘Cityzens’.

I pyetur për trajnerin që mund ta pasonte, katalunasi vlerësoi cilësitë e Erik ten Hag, trajnerit të Ajax Amsterdam, të cilin ai e njeh që kur trajnonte te Bayern Munich, pasi holandezi ishte në krye të skuadrës së rezervave bavarezë.

“A mund të jetë Erik ten Hag këtu në City? Sigurisht. Unë mendoj se ai mund të jetë ai,”– tha Guardiola për mediat britanike të premten. Për mënyrën se si i afrohet lojës, patjetër”.

Ten Hag (52 vjeç) u emërua te Ajax në sezonin 2017-18 dhe e udhëhoqi ekipin e tij në titullin kampion të ligës holandeze në 2019 dhe 2021, si dhe në gjysmëfinalet e Champions League në vitin 2019.

“Për të parë cilësitë e tij, vetëm hidhini një sy ekipit të tij, Ajax në vitet e fundit,- shtoi Guardiola. – Është një gëzim për t’u parë dhe në shumë ndeshje, jo vetëm në vitin kur arritën në gjysmëfinale të Champions League, ku me detaje të vogla, ata do të kishin arritur në atë finale”.

Sakaq Erik ten Hag i tha kanalit televiziv gjerman “Sport1” se ai nuk mund të përjashtonte largimin nga Ajax këtë verë. “Unë jam aktualisht vetëm duke u përqëndruar në Ajax, – tha ai. – Por në futboll, ti kurrë nuk e di se sa”.

Ndërkohë emri i tij po qarkullon edhe në anën e Manchester United për të zëvendësuar Ralf Rangnick, trajnerin e përkohshëm, Ten Hag nuk e mohoi, kur konfirmoi kontaktet e mundshme me “Djajtë e Kuq”. “Gjithkush e njeh njëri-tjetrin në futboll. Gjithmonë ka diskutime me përfaqësues të klubeve të tjera, kjo është normale”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josep guardiola ralf rangnick dhe pep guardiola skuadra e pep guardiolas trajnerin erik ten hag josep guardiola ralf rangnick dhe pep guardiola skuadra e pep guardiolas trajnerin erik ten hag

Sondazh

Poll