Politike

Presidenti i ri, Boçi: Asnjë vendim pa pyetur grupin parlamentar!

2 Prill 2022, 19:37 Nga DOSJA
Presidenti i ri, Boçi: Asnjë vendim pa pyetur grupin parlamentar!

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me debatin për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se zgjedhja e Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës.

Deputeti shton se kryeministri Edi Rama mund edhe ta ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij, Presidencën, por që Opozita nuk do ta mbështesë asnjeherë. Ai shton se përsa i përket emrit, PD-ja do të dalë me një vendim të marrë nga grupi parlamentar dhe jo individualisht.

“Çështja e zgjedhjes së Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës. Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij insititucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “axhendave parlamentare”. Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike. Çdo vendimarrje duhet të jetë kolegjiale. Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar. Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vemdimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë,”- shkruan Boçi.

Mëngjesin e sotëm, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka një emër për President, por hodhi poshtë mundësinë e një konsensusi me Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. I pyetur për emrin e Lulzim Bashës si kandidat, Berisha tha se ai është propozim i Ramës e nuk merret me to. Të njëjtin emër, deputetja Grida Duma ka deklaruar se nuk do ta votojë, Ndërsa Taulant Balla shprehet se kërkon një President ‘normal’, jashtë palëve politike. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luciano boci luciano boci

Sondazh

Poll