Politike

Berisha: Vota e lirë është e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve

2 Prill 2022, 08:45 Nga DOSJA
Berisha: Vota e lirë është e konfiskuar nga sistemi kriminal i

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Shkodër për të marrë pjesë në homazhet dhe vendosjen e kurorave pranë Memorialit “2 Prill 1991”. Berisha deklaroi se sot vota e lirë sot është e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve. Duke kujtuar sakrificën që bënë katër të rinjtë shkodranë, 31 vite më parë, Berisha i ka bërë një thirrje rinisë sot, qytetarëve sot, “të vazhdojnë betejën e tyre për votën e lirë!

FJALA E BERISHËS:

Ne nderojmë sot veprën e pavdekshme të martirëve të demokracisë që do jetojnë për jetë të jetëve në lirinë dhe votën e lirë të shqiptarëve. Sot pas 31 vitesh të martirizimit të tyre, vota e lirë është tërësisht e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga bandat e qeverisë. Martirët e 2 prillit sot më shumë se kurrë kanë një apel për të rinjtë shqiptarë, të vijojnë betejën e tyre për votën e lirë. Sot shqiptarët nuk përballen me një diktaturë staliniste por me një qeveri e cila sic faktohet cdo ditë përbën një organizatë të vërtetë kriminale. Një qeveri e cila njëlloj si cdo organizate tjetër kriminale vjedh e plackit qytetarët, votë, liritë, pasuritë e tyre. Kjo përbën një kushtrim një apel për çdo demokrat e demokrate, për cdo qytetar të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë te frymëzuar nga Shkodra, nga kjo klikë që nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë për të cilat u sakrifikuan martirët e Shkodrës. Ndaj le të zotohemi ne para kujtimit, veprës së Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës, se do bëjmë gjithcka, se jemi të gatshëm për çdo sakrificë të rikthejmë votën e lirë shqiptarëve, për të cilën këta të rinj flijuan jetën dhe rininë e tyre

LAJMI KRYESOR: 31 vite nga masakra e 2 prillit në Shkodër! Berisha kryen homazhe, Spahia i pranishëm

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne shkoder sali berisha berisha ne shkoder sali berisha

Sondazh

Poll