Politike

Ende asnjë emër! Balla për Presidentin: Dialog me çdo grup, e dua normal

2 Prill 2022, 16:21 Nga DOSJA
Ende asnjë emër! Balla për Presidentin: Dialog me çdo

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se ende nuk ka emra për Presidentin e ardhshëm, por që nuk do të mungojë dialogu me Opozitën për këtë çështje. I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Balla tha se janë të gatshëm për të diskutuar me të gjithë Grupet Parlamentare me qëllim që t’i japin vendit një president që ai shprehet se duhet të jetë ‘normal’.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zgjedhja e Presidentit?

Taulant Balla: Në këtë fazë, të hënën e kësaj jave, ne kemi bërë një diskutim. Kryeministri Rama e ka iniciuar këtë diskutim. Partia Socialiste duhet të jetë e qartë, grupi parlamentar ka lidershipin e këtij procesi. Kështu e ka bërë Kushtetuta. Ne do të iniciojmë në ditët pasardhëse duke iu referuar parashikimeve Kushtetuese. Jo më vonë se 24 do të ketë filluar procesi. Jo këtë javë që vjen, do të kemi mundësinë që në komunikim me kryetaren e Kuvendit, të kemi një mbledhje Kryetaresh ku të hartojmë një kalendar afatesh. Afatet janë të përcaktuara çdo ditë. Janë 5 raunde. Në 3 raundet e para do kërkojmë konsensus. Lidershipin e këtij procesi e ka mazhoranca socialiste. Gatishmëria e kësaj mazhorance, për të dialoguar me këdo, brenda Kuvendit të Shqipërisë jemi gatshëm të diskutojmë me të gjitha grupet parlamentar me qëllim që t’i japim Shqipërisë një President në një aspekt diametralisht të kundërt si ai që kemi pasur deri më tani. Merrni Ilir Metën si është sjellë në marrëdhënie me Kushtetutën, institucionet, me Kuvendin me ndërkombëtarët, dhe në këtë aspekt shkoni tek ai i duhuri. Shqipëria ka nevojë për një president normale. Unë do e mbështesja një presidente zonjë

Pyetje: A keni emra konkretë për Presidentin e ri?

Taulant Balla: Nuk ka emra konkretë në tavolinë. Jemi serioz për procesin. Pas 30 vitesh të shënojë procesin më transparent të përzgjedhjes së Presidentit. Që nga Kushtetuta e parë, është hera e parë që PS ka të drejtën e udhëheqësisë së këtij procesi. Nuk e kemi pasur as në 2012 dhe as në 2017. Këtu do jetë një proces, Kushtetuta thotë që kandidati duhet të mbështetet nga 20 firma deputetësh. Ka peshën e madhe. Dëshira jonë është brenda Kuvendit për të negociuar me këdo.

Pyetje: Propozime nga rradhët e opozitës?

Taulant Balla: Unë do të thoja që ne kemi të paktën në 3 mandatet e fundit, Presidenti ka ardhur nga PD. Edhe Metën e quaj nga aty. Tregoi se ishte pjesë e kësaj opozite. Nuk dua të hyjë në këtë diskutim. Një President normal nuk mund të jetë një si Ilir Meta që ishte palë e opozitës. Duam një President që të mos përçajë, normal.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll