Politike

Homazhet e 2 prillit/ Spahia: Shkodra e dha provën që s’i përkulet regjimit

2 Prill 2022, 08:44 Nga DOSJA
Homazhet e 2 prillit/ Spahia: Shkodra e dha provën që s’i

SHKODËR– Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ndodhet në përkujtimoren që po mbahet sot në Shkodër në nderim të katër dëshmorëve të demokracisë. Në fjalën e tij përballë të pranishmëve, Spahia deklaroi se Shkodra e ka dhënë tashmë provën e saj se nuk i përulet regjimit. Kryebashkiaku deklaroi se ka ardhur koha që fryma e bashkimit dhe e përballjes me të keqes të përhapet në të gjithë vendin.

‘Ranë katër djem të Shkodrës dhe si u plagosën më shumë se qindra qytetarë, – tha Spahia. – 2 prilli 1991 ishte ditë e trishtueshme, por ishte edhe prologu i fundit i pashmangshëm i diktaturës komuniste. Bashkimi ynë, pavarësisht mosdakortësive është amanet jo vetëm i dëshmorëve të demokracisë. Është emergjencë kombëtare, largimi i këtij regjimi. Shkodra e dha provën e saj të radhës që nuk i përkulet regjimit. Tashmë është koha që nga Shkodra, fryma e bashkimit dhe e përballjes me të keqes të përhapet në të gjithë vendin, është amanet i dëshmorëve. Nderim dhe mirënjohje përjetë heronjve të demokracisë!” theksoi kryebashkiaku Spahia.

LAJMI KRYESOR: LIVE/Masakra e 2 prillit!Berisha kryen homazhe në Shkodër, i pranishëm kryebashkiaku Spahia

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia masakra 2 prill 1991 bardh spahia masakra 2 prill 1991

Sondazh

Poll