Politike

Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre! GJKKO lë në burg Alqi Bllako

2 Prill 2022, 10:47 Nga DOSJA
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre! GJKKO lë në

TIRANË– Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është lënë në burg nga GJKKO, e cila ka caktuar masën ‘arrest me burg’, pasi u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fiert. Seanca nisi ditën e sotme në orën 11:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Ish-deputeti u dërgua në ambientet e GJKKO para orarit zyrtar të nisjes së seancës.

Avokati Sokol Hazizaj tha se do ti drejtohet gjykatës duke pretenduar një masë më të lehtësuar.

“Alqi Bllako si sekretari i përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të aktit që dalin nga Këshilli i Ministrave. Se udhëton në një autobus apo avion, nuk do të thotë se ke lidhje“, tha avokati Sokol Hazizaj.

Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion,.

LAJMI KRYESOR:Korrupsion dhe shpërdorim detyre! GJKKO lë në burg Alqi Bllakon, avokati: E padrejtë!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako arrestohet alqi bllako alqi bllako arrestohet alqi bllako

Sondazh

Poll