Politike

‘S’pranojmë emrat e PS për President’/ Berisha: Rama ngrihet llahtar nga gjumi prej meje

2 Prill 2022, 08:58 Nga DOSJA
‘S’pranojmë emrat e PS për President’/ Berisha: Rama

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka një emër për President, por hodhi poshtë mundësinë e një konsensusi me Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Gjatë një deklarate nga Shkodra ai tha se s’do votojë kandidatët e Ramës. Më tej për gazetarët ai tha se Rama zgjohet llahtar nga gjumi nga ai. 

Sali Berisha: Edi Rama është i desekuilibruar plotësisht. Ngado që lëviz i del ai që është. Kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë ai i ka kohërat e numëruara.

Kur do të filloni veprimet konkrete?

Sali Berisha: Shpejt do t’i fillojmë.

Do ta propozoni Lulzim Bashën si President, nëse vjen si emër? A është ky një propozim?

Sali Berisha: Më pyesni mua ju për propozimet e Edi Ramës unë nuk merrem me to.

Është provokim?

Sali Berisha: Nuk merremi me thashethemin. Merremi me gjërat e vërteta.

Pak ditë na ndajnë nga emri. Keni emër që propozoni?

Sali Berisha: Jo nuk kemi. Ne jemi opozitë, nuk kemi emër që propozojmë për president. Jo nuk kemi.

Do të votoni çdo emër që do të sjellë Edi Rama?

Sali Berisha: Absolutisht jo. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikosh, ta çosh në presidencë kopjen e tij.

Si duhet të zgjidhet presidenti? Do pranoni konsensusin?

Sali Berisha: Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë.

Si do ta mundni Edi Ramën?

Sali Berisha: Siç e kam mundur dy herët e tjera.

LAJMI KRYESOR: 31 vite nga masakra e 2 prillit në Shkodër! Berisha kryen homazhe, Spahia i pranishëm

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne shkoder sali berisha berisha ne shkoder sali berisha

Sondazh

Poll