Sport

Shpërthejnë kritikat: Anglia do të akomodohet “në një hotel shkollash të viteve ‘80”

2 Prill 2022, 08:57 Nga DOSJA

ANGLI – Kombëtarja e “Tre Luanëve” do të luajnë për Kupën e Botës në Katar, pasi është shortuar në grupin B me Iranin, SHBA dhe fituesin e “play-off”-eve europiane (Uellsi, Ukraina apo Skocia).

Gjatë ditëve të garës së Botërorit, ajo do të akomodohet në një hotel, që po kritikohet ashpër nga specialistët e këtyre çështjeve.

David Hancock, për shembull, ka deklaruar në një blog, sipas “Daily Star”, se vendstrehimi i zgjedhur nga krerët e Federatës Angleze është “një hotel i përshtatshëm për një udhëtim shkollor të viteve ’80”.

Pavarësisht se është një institucion me pesë yje, hoteli “Souq Al-Wakra” nuk përmbush, sipas mendimit të Hancock, as kërkesat më minimale me të cilat futbollistët anglezë janë mësuar.

“Nuk ka pishinë, plazh privat dhe natyrisht nuk ka disponueshmëri të pijeve alkoolike. Ata do të kenë një nivel shumë të lartë mërzie,– thotë specialisti i përmendur më sipër.

Plazhi, që mund të hyjnë futbollistët nga hoteli, është publik. Dhe për t’u stërvitur, Southgate dhe njerëzit e tij do të duhet të udhëtojnë 2 kilometra në një rrugë që kalon në një treg të ngarkuar”.

Sipas Hankok, krerët e Federatës po konsideronin tre skenarë të mundshëm si seli qendrore dhe më në fund zgjodhën më të lirën, me çmimin 85 paund në ditë, në këmbim rreth 100 euro.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hoteli “souq al-wakra” kapiteni i “tre luanëve” pjesë edhe e “tre luanëve” trajneri i “tre luanëve” hoteli “souq al-wakra” kapiteni i “tre luanëve” pjesë edhe e “tre luanëve” trajneri i “tre luanëve”

Sondazh

Poll