Sport

“Katar 2022”, Botërori ndryshon traditën e ndeshjes hapëse…

2 Prill 2022, 08:46 Nga DOSJA

KATAR – Senegal-Holandë do të hapë Kupën e Botës 2022 në Katar. Ndeshja do të luhet më 21 nëntor në stadiumin “Al-Thumama”, duke filluar nga ora 13:00, sipas kohës lokale.

Kalendari do të vazhdojë në të njëjtën ditë me Angli-Iran në stadiumin ndërkombëtar “Khalifa” (16:00) dhe me Katar-Ekuador në stadiumin “Al-Bayt”, në Al-Khor (19:00).

Në orën 21:00 do të ketë një ndeshje midis Shteteve të Bashkuara dhe ekipit që do të kualifikohet mes Uellsit dhe fituesit të Skocisë-Ukrainës.

Tradicionalisht, ndeshja inauguruese e Kupës së Botës e sheh ekipin pritës të përfshirë, por në këtë rast programi është modifikuar dhe FIFA nuk ka dhënë një shpjegim për arsyet e këtij ndryshimi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kupën e botës “katar 2022” kupën e botës në “katar 2022” për kualifikueset e kupën e botës kupën e botës “katar 2022” kupën e botës në “katar 2022” për kualifikueset e kupën e botës

Sondazh

Poll