Aktualitet

Mbi 400 mijë paund drogë! Shpallen të pafajshëm shqiptarët në Skoci, Gjykata: I detyruan

2 Prill 2022, 15:45 Nga DOSJA
Mbi 400 mijë paund drogë! Shpallen të pafajshëm

SKOCI– Dy shqiptarë, Alfred Dimo dhe Julien Beqaj të cilët ishin kapur me afro 424 mijë paund lëndë narkotike në Skoci kanë gjetur lirinë të martën. Mediat lokale shkruajnë se Gjykata i ka shpallur të pafajshëm shqiptarët dhe argumentin se ata ishin të detyruar të bënin këtë punë, i ka lënë të lirë.

Të dy shqiptarët ishin kapur në një shtëpi bari në njësinë Muirhead në Lanarkshire. Por, të martën u liruan, pasi gjykata i shpalli të pafajshëm.

Policia e Skocisë tha se bimët e kanabisit që u sekuestrua kishin një vlerë që varionte nga 284,000 deri në 424,000 paund nëse do të dilnin në treg. Avokati i shqiptarëve është shprehur se klientët e tij synojnë të kthehen në Shqipëri.

“Janë kënaqur me këtë vendim për t’i dhënë fund procedurave dhe synojnë të kthehen në Shqipëri,”- ka thënë ai.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet bota alfred dimo julien beqaj alfred dimo julien beqaj

Sondazh

Poll