Aktualitet

Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, kapet 46-vjeçari në Tiranë, sekuestrohet drogë

2 Prill 2022, 15:22 Nga DOSJA
Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, kapet

TIRANË– Një 46-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur duke shpërndarë kokainë në Tiranë. Mwsohet se personi me inicialet A.B., kishte masën e sigurisë ‘’Arrest shtëpie’’ por pavarësisht kësaj nuk e kishte ndërprerë aktivitetin e tij kriminal. Nga operacioni policor është bërë e mundur edhe sekuestrimi i një sasie kokaine, një peshoreje elektronike dhe një aparati celular.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte përsëri veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza, vihet në pranga 46-vjeçari. Sekuestrohen lëndë narkotike e llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll