Aktualitet

MASAT/Gjykata e Elbasanit lë në burg 40-vjeçarin, detyrim paraqitje për partneren e Dumanit

2 Prill 2022, 13:05 Nga DOSJA
MASAT/Gjykata e Elbasanit lë në burg 40-vjeçarin, detyrim

ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka caktuar masa e sigurisë ndaj 40-vjeçarit Henrik Hoxhaj i cili u arrestua para pallatit ku fshihej Dumani si dhe 20-vjeçares nga Kosova. Prokurori i kërkoi trupit gjykues të caktohet masa e arrestit me burg për Hoxhajn dhe detyrim paraqitje për 20-vjeçaren M.Hajdini, e dashura e Nuredin Dumani.

Hoxhaj sipas Prokurorisë akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe pengim i zbardhjes së ngjarjes. Në momentin e arrestimit atij i është kapur edhe një pistoletë pa leje të cilën e mbante me vete. Masa arrest me burg pritet të kërkohet dhe për dy mjekët e spitalit të Fierit, më konkretisht Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi, të cilët mjekuan Dumanin por nuk njoftuan policinë.

Ndërsa për ndihmës mjekun, laborantin Bledi Bërdalli prokuroria do kërkojë të caktohet masën e arrestit shtëpiak.

LAJMI KRYESOR:‘Bashkëpunëtorët’ e Dumanit!Lirohet partnerja, mbetet në burg Hoxhaj, DËSHMIA e 20-vjeçares

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet henrik hoxhaj nuredin dumani henrik hoxhaj nuredin dumani

Sondazh

Poll