Aktualitet

‘Eliminimi i së gjelbrës’, Goci: Lexoni pak se çfarë lebroze ka zënë qytetin e Tiranës

2 Prill 2022, 14:03 Nga DOSJA
‘Eliminimi i së gjelbrës’, Goci: Lexoni pak se

TIRANË– Pedagogu Ervin Goci ka ndarë në profilin e tij në Facebook artikullin e Citizens Channel për gjelbërimin në Tiranë. Në atë artikull konstatohet se në vitet e fundit Tirana po regjistron nivelin më të lartë të korracimit, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Goci këshillon që të lexohet shkrimi për të mësuar se në çfarë gjendje është kthyer vendi.

Lexoni pak se çfare lebroze e ka zene qytetin, me çfare terrorizmi i jane leshuar ne maje te kazmes per te shkaterruar gjithçka..’– shkruan Goci.

SHKRIMI I CITIZENS CHANNEL

“Vitin e shkuar (2021) në Tiranë, autoritetet miratuan një sipërfaqe ndërtimi për ndërtesa të reja 8 herë më e madhe, krahasuar me sipërfaqen e miratuar në vitin 2016: vitin e fundit përpara miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor (TR 030). Në tre vitet e fundit, sipërfaqja e miratuar në Tiranë arriti në 4.2 milionë m2  Në vitin 2021, “Instituti për Zhvillimin e Habitatit” (Co-Plan), një prej organizatave më të mëdha në rajon, me qendër në Tiranë, publikoi monitorimin “Mushkëri të gjelbra”, që vinte në dukje kushtet mjedisore në të cilat jetonin kryeqytetasit. Studimi ishte rezultat i vëzhgimit urban i cili kombinoi përpilimin e një produkti hartografik, të furnizuar me të dhëna nga terreni, duke i krahasuar më pas me imazhet historike satelitore në platformën “Google Earth”. Ai konkludoi se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2. “Në vitet e fundit Tirana po regjistron nivelin më të lartë të korracimit, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor”, – shprehet Rodion Gjoka, Kreu i Departamentit Mjedisor pranë Co-Plan. “Vlerësohet se 87% e qytetit të jetë e korracuar, – pa aftësi përthithëse për ujërat e shiut që infiltrojnë nëntokë”, vijon më tej ai.Nëse do të krahasojmë të dhënat nga Zyra e Urbanistikës së Bashkisë Tiranë me të dhënat e ofruara nga APR-ja, në tre vjet, norma mes sipërfaqes së miratuar për ndërtim me hapësirën publike të trajtuar (jo domosdoshmërisht të gjelbër) rezulton dramatikisht e skajshme: për çdo 100 ha të miratuara për ndërtime të reja, është ngritur vetëm 1 ha shesh rekreativ. Në 2020, “Tirana Parking”, një agjenci pranë Bashkisë që administron shërbimin e parkimit me pagesë në kryeqytet, shpërndau 15,784 pulla rezidenciale të reja. Kushdo që mund të pajisej me një të tillë fitonte të drejtën për të parkuar, falas, makinën e tij private pranë vendit të banimit. Ndonëse një përpjekje për të organizuar dhe për të disiplinuar lëvizjen kaotike, ky shërbim legjitimoi shndërrimin e hapësirave mes pallateve në sheshe parkimi.

Referuar numrit të pullave të reja të lëshuara nga “Tirana Parking”, në 2020-n u zunë nga makinat, rreth 95,000 m2 sipërfaqe publike të tjera, të cilat përfshinin të katër zonat e administrimit (ZAP 1, 2, 3, 4.) pa llogaritur zonat tarifore (A, B, C.) që kanë të bëjnë vetëm më hapësirat anësore përgjatë rrugëve publike. Sipas standardeve të zyrtarizuara, ku për parkimin e një makine nevojitet një sipërfaqe prej 6m2, në 2020 rezultoi se hapësira shtesë në dispozicion të banorëve për parkim ishte 7 herë më e madhe sesa hapësira e shesheve rekreative të ngritura nga APR-ja në të njëjtin vit

Por gjatë këtyre tri viteve Bashkia e Tiranës nuk ka blerë as 1 m2 truall nga pronarët e tokës për t’i shndërruar në sipërfaqe të gjelbra në interes të qytetarëve. Nuk ekziston ende ndonjë marrëveshje, mes bashkisë dhe pronarëve të shesheve private ndërmjet pallateve, për të përdorur hapësirat në pronësi private për ngritjen e një serie parqesh të gjelbra, ndonëse marrëveshje të tilla janë parashikuar në Planin e Veprimit për një Qytet të Gjelbër (PVQGj)”

Nga Artan Rama

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci ervin goci

Sondazh

Poll