Aktualitet

Presidenti i ri! Berisha s’pranon emrat e PS, PD: Qëndrimet personale s’janë pjesë e grupit

2 Prill 2022, 12:41 Nga DOSJA
Presidenti i ri! Berisha s’pranon emrat e PS, PD: Qëndrimet personale

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së sotme të liderit historik Sali Berisha i cili deklaroi sot nga Shkodra se nuk do të pranojë asnjë propozim që vjen nga Edi Rama, për president të vendit. Grupi parlamentar i PD-së sqaron se PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për çështjen e Presidentit të Republikës. Më tej, ata distancohen nga qëndrimi i Berishës duke u shprehur se mendimi i tij nuk është i njëjtë me vendimmarrjen e grupit parlamentar.

REAGIMI I PD:

Sqarim për mediat! Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore partia demokratike sali berisha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll