Aktualitet

U lirua nga burgu, avokati: E dashura e Dumanit mund të kthehet në Kosovë, s’dinte asgjë

2 Prill 2022, 14:38 Nga DOSJA
U lirua nga burgu, avokati: E dashura e Dumanit mund të kthehet në

TIRANË– Avokati i të dashurës së Nuredin Dumanit deklaroi se 20-vjeçarja Mirjetë Hajdini është e lirë të kthehet në Kosovë pranë familjes së saj. Sot Gjykata rrezoi akuzat për 20-vjeçaren dhe e la në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa avokati shtoi se ajo nuk kishte dijeni për jetën që bënte Dumani dhe për akuzat që rëndonin ndaj tij.

“Pas pretendimeve të Prokurorisë, Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’ pasi në përfundim akuza ishte vetëm për ‘përkrahje të autorit’. Akuza për ‘armëmbajtje pa leje ra’. Ajo deklaroi se njihet personin me tjetër identitet dhe se nuk i dinte akuzat ndaj tij. Kishte lidhje sentimentale dhe bashkëjetonin prej disa vitesh. Tani ajo është e lirë të kthehet në Kosovë dhe të paraqitet në ditët e caktuara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit,”- tha avokati.

LAJMI KRYESOR: ‘Bashkëpunëtorët’ e Dumanit!Lirohet partnerja, mbetet në burg Hoxhaj, DËSHMIA e 20-vjeçares

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani mirjetë hajdini nuredin dumani arrestohet nuredin dumani mirjetë hajdini nuredin dumani

Sondazh

Poll