Aktualitet

“Jemi për turizëm”, ‘spiuni’ tregoi pallatin, por jo katin, Dumani bënte sikur flinte

2 Prill 2022, 13:46 Nga DOSJA
“Jemi për turizëm”, ‘spiuni’ tregoi pallatin,

TIRANË– ‘Spiuni’ që çoi në pranga Nuredin Dumanin kishte treguar pallatin ku ishte instaluar i rrezikshmi pas atentatit në Papër të Elbasanit, por jo numrin e apartamentit ku po qëndronte ai. Për këtë arsye, forcat speciale RENEA kanë kontrolluar katër apartamente njëri pas tjetrit. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se në apartamentin e parë janë gjetur vetëm njerëzit e shtëpisë dhe asgjë e paligjshme. Pas kësaj, është hapur dhe një apartament tjetër, ku sërish është kryer e njëjta procedurë, por pa konstatuar asgjë.

Më tej policia ka vijuar në kontrollin e apartamentit të tretë, duke u kontrolluar personat dhe e gjithë shtëpia për sende të paligjshme. Sërish nuk gjetën asgjë. Ndërsa në apartamentin e katërt, dera është hapur nga vajza Kosovare, Mirjetë Hajdini, e cila u ka treguar policëve se janë nga Kosova dhe kishin ardhur për turizëm disa ditë. Sërish është kryer kontrolli dhe Dumani është gjetur i shtrirë e me armë zjarri në dorë. Ai shtirej sikur flinte, forcat RENEA konstatuan plagën në shpinën e tij dhe me vijim e kontrollit është kuptuar që personi që kishin përballë ishte 39-vjeçari i shumëkërkuar.

Në të njëjtën shtëpi policia arrestoi dhe Henrik Hoxhajn, bashkëpunëtorin e Dumanit e të dashurën e tij që u la sot në masën ‘detyrim paraqitjeje’. Dumani dhe Hoxhaj u lanë në burg. 39-vjeçari lëvizte me emrin Arvit Spahiu dhe kishte vetëm një javë që kishte hyrë në Shqipëri. Ai kishte zgjedhur të qëndronte i fshehur në Kosovë, në Gjilan ku dhe kishte njohur vajzën me të cilën kishte nisur të bashkëjetonte.

LAJM KRYESOR:‘Bashkëpunëtorët’ e Dumanit!Lirohet partnerja, mbetet në burg Hoxhaj, DËSHMIA e 20-vjeçares

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani arvit spahiu nuredin dumani arrestohet nuredin dumani arvit spahiu nuredin dumani

Sondazh

Poll