Aktualitet

‘Do fejoheshim’/ DËSHMIA e PLOTË e partneres së Dumanit: Më tha jam 27 vjeç, mbante armë

2 Prill 2022, 12:49 Nga DOSJA
‘Do fejoheshim’/ DËSHMIA e PLOTË e partneres së

ELBASAN– E dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit nga Gjilani i Kosovës, Mirjetë Hajdini ka deklaruar gjatë seancës së sotme se e njihte me emër tjetër partnerin e saj. Ajo ka deklaruar se Dumani i kishte thënë se ishte 27-vjeç e se mbante një identitet tjetër. Hajdini tregoi se Dumani kishte shkuar për t’i kërkuar dorën në familje e pas konfirmimit të prindërve të saj, nisën bashkëjetesën. Për familjen e tij, Dumani nuk kishte thënë shumë. Mirjetës i kishte treguar se familjen e ka në Francë e se kishte të pamundur që ti takonte. Një rast që 20-vjeçarja tregoi, ishte kur pa armën e Dumanit. Ky i fundit i kishte thënë se është e re dhe nuk kishte nevojë ti dinte këto gjëra.

DËSHMIA E PLOTË:

Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar qe eshte me shtetesi kosovare. Ne muajin prill te vitit 202 1, me shoqerine e saj ka qene tek lokal  “G***” ne Gjilan.  Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas te tjere. Njerin nga ata e njihte dhe qubej Sh.Z dhe eshte nga Gjilani. Ai ka nje  qender poligoni ne Gjilan dhe familja e tij eshte disi e njohur ne Gjilan. Kurse djalin tjeter qe ishte me Sh. ishte hera e pare qe e shihte dhe nuk e njihte.

Ate dite ne lokal ky djali tjeter  i  ka  folur  dhe  i  kerkoi numrin  e  telefonit. M.  ia  ka  dhene  numrin  dhe qe ate d i te  filluan  te  komunikonin  nga  telefoni.  Ai   kishte nje numer celulari te Kosoves dhe jo te Shqiperise, por nuk e  mban mend numrin. Ai i eshte prezantuar me emrin  Arvit  Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej  ne  Kosove  per pune, ku i ka treguar edhe nje leter njoftim apo karte identiteti ,  ku emri ishte vertete  Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Leter njoftimi qe i ka treguar nuk e di se cilit shteti i perkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosoves dhe i Shqiperise.

Pasi k ishte kaluar afro 1 muaj gjysem qe  nga  dita  qe  u njohe n dhe qe takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kerkoi qe lidhja e tyre te behej serioze dhe donte te takonte pri nderit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan te bashkejton in ne nje banese me qera ne Gjilan. Arviti i ka treguar qe familjen e tij  e  kishte ne  France  dhe  per  kete  arsye  nuk mund  ta  takonte.  Kur  kane filluar  te bashkejetojne, ajo ka vene re qe Arviti mbante arme zjarri me vete, gjithmone arma ka qene e njehte. Arma ishte e zeze dhe kur dilnin aI e mbante ne brez e kur vinin ne shtepi a i e l inte ne dhome. Kur e ka pyetur se perse mbante arme ai i eshte pergjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”

LAJMI KRYESOR: ‘Blindohet’ Elbasani/ Dalin para gjykatës e dashura e Dumanit, shoku dhe 3 mjekët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nuredin dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll