Sport

Busquets përshëndet Kessin: “Ai do të na ndihmojë, por do t’i duhet të përshtatet”

2 Prill 2022, 06:01 Nga DOSJA

SPANJE – Nuk ka ende njoftime zyrtare, por për kalimin e Frank Kessie te Barcelonë tani nuk ka më dyshime. Dhe nëse dikush ende kishte dyshime, Sergio Busquets do të konfirmojë blerjen e re. “Ai duhet të përshtatet me lojën e Xavit, i cili e pa atë dhe dha “Ok” për transferimin, – shpjegoi kapiteni ‘blaugrana’ në programin “Tù Diràs”. – Jam i lumtur që Barça po rimëkëmbet dhe që lojtarët zgjedhin të vinë te ne.”

“E pashë Kessin të luante, – shtoi Busquets duke përsëritur konceptin dhe duke rritur cilësitë e mesfushorit që do të vijë në qershor në Barcelonë. – Ai është fizikisht i fortë, humbet pak topa, di të vendoset dhe e mban mirë topin. Jam i sigurtë se do të bëjë mirë dhe do të na ndihmojë.”

Deklarata këëto që lënë pak vend për interpretim dhe njëherësh konfirmojnë transferimin në Spanjë të mesfushorit që aktualisht luan me Milanin.

Por Kessie nuk do të jetë ‘goditja’ e vetme e Barçës për t’u kthyer në krye. “Mendoj se po ndërtojmë diçka të madhe,”– shpjegon Buskets. – Nëse na lejon ekonomia, mund të bëjmë blerje të mira për të kompletuar këtë ekip që e kemi planifikuar shumë mirë: ka shumë të rinj që kanë një nivel të lartë. Mendoj se ka një mungesë lojtarësh, që bëjnë një ndryshim në sulm, për të shënuar gola dhe për të luftuar,- shtoi ai. – Nuk e di nëse Xavi, presidenti dhe drejtuesit po mendojnë për një goditje të madhe, por e di se do të jemi atje ku klubi meriton të luftojë për të fituar gjithçka,”– u shpreh ai.

Pastaj një shaka e fundit për rikthimin e mundshëm të Messit te ‘blaugranët’: “Do të doja, por është shumë e vështirë, sepse ai ka një kontratë me një ekip tjetër dhe është shumë e vështirë për mënyrën se si u largua nga këtu. Xavi thotë se dyert janë të hapura për të, ai është një mik,- përfundoi ai. – Nëse ai vjen, ne do të jemi të lumtur.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport afër kalimit te barcelona barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve sergio busquets afër kalimit te barcelona barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve sergio busquets

Sondazh

Poll