Sport

Rezidenca e Francës në Doha gjatë Botërorit, ishte përzgjedhur nga edhe Italia…

2 Prill 2022, 05:42 Nga DOSJA
Rezidenca e Francës në Doha gjatë Botërorit, ishte

KATAR – I fiksuar te shorti, trajneri Didier Deschamps donte të dinte edhe se ku do të akomodohej skuadra e tij gjatë Kupës së Botës. Këtë të premte, pasdite vonë, Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, dha dakortësinë e tij për hotelin Al-Messila Luxury Collection Resort & Spa. Ishte një nga dy vendet që delegacioni francez vizitoi një ditë pas mbërritjes së tij në Doha.

“Rezidenca bazë është përcaktuar, – konfirmoi Le Graët. – Ai korrespondonte me atë që Didier Deschamps dhe stafi donte. Jemi vetëm në të. Ky është një hotel që nuk është shumë i madh, por është i rehatshëm, si të gjithë hotelet këtu. Ka gjelbërim dhe stadiumi stërvitës është pesë minuta larg. Dhe jemi 30 minuta nga stadiumet e turneut.”

Ky hotel në fakt ishte opsioni nr.1 i Italisë, i eleminuar në gjysmë-finalet e play-off. Kështu që ‘blutë’ e Francës zgjodhën folenë komode të kampionëve të pafat të Europës. Hoteli me 132 dhoma është vendosur në një kopsht të madh prej 13.000 metrash katrorë, me disa pishina. Sipas paketës së FIFA-s, ky hotel është i binjakëzuar me terrenin e stadiumit Jassim-bin-Hamad.

Trajneri Didier Deschamps shprehet: “Ky kamp bazë përputhet me atë që donim. Si nëpërmjet infrastrukturës, terrenit të trajnimit me cilësi të lartë dhe cilësisë së rezidencës sonë. U siguruam të gjenim diçka që na përshtatej. Nuk është gjithmonë e lehtë. Ka specifika që janë të ndryshme nga ajo e Kupës botërore të fundit në Rusi. Jam shumë i kënaqur që morëm këtë kamp bazë”.

Franca pritet të akomodohet në hotelin luksoz Al-Messila më 17 nëntor, pesë ditë përpara se të hyjnë në garë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kombëtar francez të deschamps mikpritësit e kupës së botës 2022 trajneri didier deschamps kombëtar francez të deschamps mikpritësit e kupës së botës 2022 trajneri didier deschamps

Sondazh

Poll