Bota

Shpreh gadishmëri, Erdogan do të nxisë sërish Putinin për t’u takuar me Zelensky në Turqi

1 Prill 2022, 12:22 Nga DOSJA
Shpreh gadishmëri, Erdogan do të nxisë sërish Putinin

TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se do t’i thoshte Vladimir Putinit në një bisedë telefonike më vonë sot se ai dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të bëjnë përpjekje për të adresuar çështjet e rajoneve të Donbasit dhe Krimesë.

Sipas Protothema, duke iu drejtuar gazetarëve në Stamboll, Erdogan tha se telefonata me Putinin do të bëhej në orën 16:00 dhe se ai do të rinovonte ofertën e tij për të pritur bisedimet e paqes midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë,

Të njëjtin qëndrim ai ja shprehu edhe Zelenskyt me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike dy ditë më parë.

Më herët, ministri i jashtëm i Ukrainës tha se vendi i tij do t’i ishte mirënjohës Turqisë nëse ndihmonte në organizimin e takimit Zelensky-Putin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska tërhiqet nga Çernobili, Zelensky kërkon armë dhe ndihmë, rinisin bisedimet!

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi rexhep tajip erdogan bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2022, 11:09

Tronditëse/ Vritet një 12-vjeçar në New York

SHBA-Një djalë 12-vjeçar është qëlluar për vdekje sëbashku me dy  kushërirat e tij, teksa gjendej në një makinë të parkuar. Sipas NY Daily news, ngjarja ...