Bota

Media investigative ruse: Putini është i sëmurë, ka kancer në tiroide

1 Prill 2022, 11:37 Nga DOSJA
Media investigative ruse: Putini është i sëmurë, ka kancer

RUSI- Për javë të tëra ka pasur thashetheme për gjendjen shëndetësore të Vladimir Putin. Një hetim i ri për ‘Carin’ rus 69-vjeçar, i cili do të mbushë 70 vjeç më 7 tetor, zbuloi se Putini kishte kancer në tiroide.

Sipas Daily Mail, një projekt i medias së pavarur ruse ‘Proekt’ e cila është e specializuar në gazetarinë investigative, duke punësuar gazetarë të cilët, nën garancinë e anonimitetit, kryejnë hetime.

Sipas Proekt, mjekët që kanë vizituar Putinin, për një periudhë të gjatë në të cilën ai me sa duket kishte probleme me shpinën, konfirmojnë se së fundmi është konsultuar me një specialist për kancerin e tiroides, i cili e ka vizituar 35 herë në Soçi që nga viti 2017.

Sipas ekipit të gazetarëve, është e mundur të gjesh në internet, falë një faqeje prokurimi publik me akses falas, dokumente me emrat e mjekëve dhe datat e akomodimit të tyre në hotel për katër vjet, nga viti 2016 deri në vitin 2020, pikërisht në Soçi.

“Ne premtuam t’ju zbulojmë sekretin kryesor të Kremlinit. Sigurisht, ne po flasim për shëndetin e Vladimir Putin. Përgjithësisht pranohet se në vitin e 23-të të mbretërimit të tij, presidentit të Rusisë i intereson vetëm gjeopolitika. Në fakt, ka të paktën një çështje tjetër për të cilën Putini nuk është më pak i shqetësuar për shëndetin e tij. Putini ka treguar publikisht interes për problemin e kancerit të tiroides. Në korrik 2020, ai u takua me kreun e Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Endokrinologjinë, Ivan Dedov, i cili është shefi i vajzës së madhe të Putinit, Maria (Vorontsova)”-tha media Proekt.

Sipas Proekt, kjo gjë shpjegon edhe faktin se pse Presidenti gjatë pandemisë Covid-19 ishte veçanërisht i kujdesshëm për të mbajtur distancën, edhe gjatë takimeve zyrtare, për të mos rrezikuar të infektohej.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2022, 11:09

Tronditëse/ Vritet një 12-vjeçar në New York

SHBA-Një djalë 12-vjeçar është qëlluar për vdekje sëbashku me dy  kushërirat e tij, teksa gjendej në një makinë të parkuar. Sipas NY Daily news, ngjarja ...