Bota

“Policia e ka rrahur”, akuzat e nënës dhe motrës së 33-vjeçares që vrau tre vajzat në Patra

1 Prill 2022, 11:29 Nga DOSJA
“Policia e ka rrahur”, akuzat e nënës dhe motrës

GREQI– Një hetim ësshtë ngritur nga autoritetet greke në lidhje me akuzat e 33-vjeçares, Roula Pispirigou e cila akuzohet për vrasjen me dashje të tre vajzave të saj.

Sipas mediave greke, nëna dhe motra e Pispirigou kanë denoncuar rrahjen e saj nga policia duke aluduar se kjo po bëhet në mënyrë që ajo të rrëfejë vrasjen e vajzave të saj.

Ajo është rrahur nga policia, është goditur me grusht në fytyrë dhe ka një anë të errët”,-pohojnë nëna dhe motra e saj. Në deklaratat e tyre për Star TV, motra dhe nëna e Roula Pispirigou, e cila akuzohet për vrasjen ndaj vajzës së Georgina.

Vetë Roula Pispirigou i është përgjigjur pretendimeve të nënës dhe motrës së saj, kur policia i ka treguar Roula Pispirigout pjesët nga emisioni televiziv ku bëheshin pretendimet për rrahjen ndaj saj dhe ajo u ka thënë se këto nuk janë të vërteta.

Në fakt, Roula Pispirigou dyshohet se ka telefonuar nënën e saj nga një telefon me parapagesë brenda godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Athinës dhe ka reaguar duke i kërkuar shpjegime për atë që ka thënë për rrahjet e pretenduara nga punonjësit e policisë.

Burime policore bëjnë të ditur se Departamenti i Hetimeve është duke ngritur një çështje ndaj nënës dhe motrës së Pispirigout. Në kuadër të hetimeve ndaj të akuzuarve, Roula Pispirigou pritet të ekzaminohet nga mjeku, bëjnë të ditur burime nga Policia Helenike.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni roula pispirigou vdekja e 3 vajzave ne greqi roula pispirigou vdekja e 3 vajzave ne greqi

Sondazh

Poll