Bota

Detaje të reja nga shpërthimi në Serbi, familjarët presin në dëshpërim pranë spitaleve

1 Prill 2022, 10:52 Nga DOSJA
Detaje të reja nga shpërthimi në Serbi, familjarët presin

SERBI- Shpërthimi në minierën “Soko” në Serbi, ku humbën jetën tetë minatorë, i cili ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 5, dyshohet se ndodhi në rreth 600 metra nën tokë.

Sipas mediave serbe,  nuk është dëgjuar asnjë shpërthim në  qytet, i cili ndodhet 15 kilometra larg minierës.

Në të gdhirë, sirenat e ambulancës dhe policisë filluan të jehonin nëpër qytet, menjëherë e kuptuam se diçkaka ndodhur. Të gjithë jemi shumë të mërzitur, familjet e minatorëve janë mbledhur rreth Shtëpisë Shëndetësore në Sokobanjë, duke pyetur për të afërmit e tyre, kanë frikë” – thotë një dëshmitar.

Disa nga punëtorët janë transferuar në spitalin e Aleksinacit, ku para këtij institucioni kanë shkuar edhe të afërmit e tyre.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Aleksinac, dr. Goran Vidic, tha se në terren janë katër ekipe nga Shtëpia e Shëndetësisë në Aleksinac, si dhe ekipet e Zajeçarit dhe Knjazhevcit që janë të përfshira. Ai tregon se në Spitalin e Përgjithshëm në Aleksinac janë trajtuar 18 minatorë të lënduar, 15 prej tyre me lëndime të lehta, dy me lëndime në bërryl dhe një me thyerje të pesë brinjëve, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Të gjithë pacientët që nuk janë urgjent janë transferuar dhe janë anuluar operacionet e planifikuara, kemi mobilizuar repartet e tjera në godinë. Për momentin nuk kemi problem me kapacitetet “– shton doktori.

Ai tregon se janë në kontakt me menaxhmentin e minierës dhe se 49 minatorë kanë qenë në shërbim.

Situata këtu është e vështirë, ka të afërm, njerëzit janë të mërzitur. Fatkeqësisht, ky nuk është aksidenti ynë i parë. Aleksinac dhe rrethinat e tij janë të njohur për këtë, ka ndodhur dhe herë  tjetë r“– thotë Vidic.

Siç është paralajmëruar, në  Nish janë transferuar dy punëtorë me lëndime në gjoks dhe aty pritet të arrijnë edhe më shumë punëtorë.

LAJMI KRYESOR/Tragjedi në Serbi/Shpërthen miniera, 8 të vdekur dhe 18 të plagosur, ka ende të bllokuar

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni goran vidic shperthen miniera ne serbi goran vidic shperthen miniera ne serbi

Sondazh

Poll