Bota

Tronditëse/ Vritet një 12-vjeçar në New York

1 Prill 2022, 11:09 Nga DOSJA
Tronditëse/ Vritet një 12-vjeçar në New York

SHBA-Një djalë 12-vjeçar është qëlluar për vdekje sëbashku me dy  kushërirat e tij, teksa gjendej në një makinë të parkuar.

 Sipas NY Daily news, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në New Jork. 12-vjeçari mbeti i vdekur ndërsa kushërira e tij 8-vjeçare I ka shpëtuar të shtënave. E mitura ka qenë dëshmitare e kësaj vrasje të tmerrshme. Kushërira e tij 20-vjeçare është në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë, të tre kishin dalë për të marrë diçka për të ngrënë dhe kishin lenë makinën e tyre të parparkuar në E. 56th St. and Linden Blvd. në East Flatbush kur të shtënat shpërthyen në orën 19:45.

Miqtë e familjes thanë se nëna e të riut punon në një sallon aty pranë dhe kushërira e tij 20-vjeçare e kishte marrë atë dhe vajzën 8-vjeçare për t’i çuar në shtëpi.

Policia nuk ka bërë me dije akoma nëse objektivi i të shtënave kanë qenë viktimat apo nëse janë goditur nga plumba qorr.

Vrasja vjen më pak se një javë pasi një plumb qorr goditi dhe plagosi një vajzë 3-vjeçare ndërsa ajo dhe babai i saj po dilnin nga një qendër ditore në Brooklyn.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 12 vjecari me makine vritet 12 vjecari ne new youk 12 vjecari me makine vritet 12 vjecari ne new youk

Sondazh

Poll