Bota

Sulmi në depon e karburantit në Rusi, Peskov: Mund të ketë ndikim negativ në negociata

1 Prill 2022, 11:58 Nga DOSJA
Sulmi në depon e karburantit në Rusi, Peskov: Mund të ketë

RUSI– Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një sulmi i supozuar nga helikopterët ukrainas në një depo karburanti në qytetin jugor rus të Belgorodit mund të ketë një ndikim të mundshëm negativ në negociatat midis Kievit dhe Moskës.

“Sigurisht, kjo nuk është diçka që mund të perceptohet si krijimi i kushteve komode për vazhdimin e negociatave.” -tha Peskov.

Sipas CNN, një zjarr shpërtheu në një depo karburanti në Belgorod, një qytet rus pranë kufirit me Ukrainën, tha guvernatori rajonal në kanalin e tij Telegram të premten në mëngjes.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belgorodit, akuzoi Ukrainën se qëndron pas zjarrit pa dhënë prova të mëtejshme. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se nuk kishte informacion për incidentin.

Belgorod është afër kufirit verilindor Ukrainë-Rusi, përtej të cilit shtrihet qyteti ukrainas i Kharkiv. Zona e Belgorodit u përdor si terren për rusët përpara pushtimit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska tërhiqet nga Çernobili, Zelensky kërkon armë dhe ndihmë, rinisin bisedimet!

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi dmitry peskov lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2022, 11:09

Tronditëse/ Vritet një 12-vjeçar në New York

SHBA-Një djalë 12-vjeçar është qëlluar për vdekje sëbashku me dy  kushërirat e tij, teksa gjendej në një makinë të parkuar. Sipas NY Daily news, ngjarja ...