Bota

Tragjedia e minierës, reagon Vuçiq: Nuk kam fjalë, Serbia sot vajton për humbjen e tyre

1 Prill 2022, 10:59 Nga DOSJA
Tragjedia e minierës, reagon Vuçiq: Nuk kam fjalë, Serbia sot

SERBI-Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas shpërthimit në minierën e Sokos ku humnbën jetën 8 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.

Sipas Alo.rs, me anë të një letre Vuçiq, i ka shpehur ngushëllimet familjeve të minatorëve të vrarë në aksidentin në minierën e qymyrit.

Profesioni i tyre i nderuar, nga më të vështirat në botë, ka kërkuar gjithmonë njerëz të një kalibri të veçantë, të guximshëm, këmbëngulës, të fortë dhe të palëkundur.“-shkruan Vuçiq.

Postimi i plotë:

Profesioni i tyre i nderuar, nga më të vështirat në botë, ka kërkuar gjithmonë njerëz të një kalibri të veçantë, të guximshëm, këmbëngulës, të fortë dhe të palëkundur. Është puna e tyre e përditshme dhe puna e tyre vetëmohuese që kanë qenë gjithmonë thelbi dhe shtylla kurrizore e gjithë zhvillimit të vendit tonë dhe prandaj Serbia sot vajton veçanërisht për humbjen e jetëve të tyre, sepse nuk ka fjalë ngushëllimi në një tragjedi të tillë. 

Askush nuk mund t’ua shpërblejë aq sa duhet për të gjitha ditët dhe netët e vështira për të cilat ata punuan për të mirën e të gjithëve, por ne do të bëjmë gjithçka për t’i ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme kolegëve të tyre më të afërt dhe të dëmtuar në këto momente më të vështira dhe i uroj një shërim të shpejtë.

Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet, miqtë dhe bashkëqytetarët e viktimave tona. Le të prehen në paqe, Serbia nuk do t’i harrojë dhe nuk duhet t’i harrojë.

LAJMI KRYESOR/Tragjedi në Serbi/Shpërthen miniera, 8 të vdekur dhe 18 të plagosur, ka ende të bllokuar

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic shperthen miniera ne serbi aleksander vucic shperthen miniera ne serbi

Sondazh

Poll