Aktualitet

VIDEO- Shpërthim në Lezhë, granata hidhet në lokal, klientët dalin të tmerruar

1 Prill 2022, 11:01 Nga DOSJA
VIDEO- Shpërthim në Lezhë, granata hidhet në lokal,

LEZHË– Një shpërthim është regjistruar në ambientet e një lokali në Lezhë. Konkretisht mësohet se një person është afruar pranë një bari dhe ka hedhur një granatë në drejtim të barit që ndodhej në katin e parë të një kompleksi banimi në lagjen “Besëlidhja”. Sapo kanë dëgjuar shpërthimin, klientët që ndodheshin në local janë larguar të tmerruar prej tij dhe kanë dalë jashtë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta. Pamjet e sjella nga Dosja.al tregojnë biznesin që tashmë është rrethuar nga shirita të verdhë, pasi policia ka krijuar kordonin e sigurisë. Në katin e dytë duke se ka lëvizje të grupit të uniformave të bardha, ndërsa kati i tretë duket si shtëpi.

Nuk dihet se për kë ishte granata që u hodh sot. Ende nuk është zbuluar emri i pronarit të kësaj godine, që mund të jetë dhe shënjestra e shpërthimit, i cili më tepër se sa për ta dëmtuar, duket se është bërë për t’i dhënë ‘një mesazh’.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet granate lokalit ne lezhe policia e lezhes granate lokalit ne lezhe policia e lezhes

Sondazh

Poll