Aktualitet

SKANDALI BLLAKO/ Pse SPAK kërkoi heqjen e imunitetit pa marrë garancinë e arrestit me burg?

31 Mars 2022, 16:42 Nga DOSJA
SKANDALI BLLAKO/ Pse SPAK kërkoi heqjen e imunitetit pa marrë

TIRANE– Mungesa e verifikimit të masës së sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar një skandal që tregon më së miri mungesën e pavarësisë dhe po ashtu edhe të profesionalizmit të Prokurorisë së Posaçme, (SPAK). Teksa të gjithë prisnin arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako pasi Kuvendi i hapi rrugë me heqjen e mandatit që u dorëzua vetë nga Bllako, një seancë e çuditshme, e pakuptimtë u zhvillua sot në GJKKO.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” duke konfirmuar kërkesën e SPAK, që deri më dje e kishte paraqitur si të përmbyllur çështjen e arrestimit të tij, ndërkohë që një skandal procedurial ka ndodhur në 72 orët e fundit.

Çfarë ka ndodhur? Në mënyrë të pashpjegueshme, SPAK kërkoi nga Kuvendi heqjen e imunitetit të deputetit Alqi Bllako për të mundësuar arrestimin e tij. Vetë Bllako, hoqi dorë nga mandati. Ky reagim pasoi qëndrimin zyrtar të Partisë Socialiste që e lëshoi Bllakon. Në një sinkronizim perfekt, Bllako u tërhoq duke lënë mandatin dhe duke njoftuar përballjen me drejtësinë. Në këtë moment, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi SPAK se nuk ka më asnjë pengesë për të vazhduar me procedurën e kërkuar për të arrestuar Alqi Bllakon. Në fakt, pengesa ishte…

Masa e sigurisë nuk ishte marrë në GJKKO. Duke mos respektuar procedurën ligjore, që kërkon me domosdoshmëri që fillimisht të jetë gjykata ajo që cakton masën e sigurisë “arrest me burg” dhe më pas SPAK do të duhej ti kërkonte Kuvendit heqjen e imunitetit për të mundësuar ekzekutimin e vendimit. Me një zell të pashpjeguar, SPAK e anashkaloi GJKKO duke iu drejtuar Kuvendit pa e marrë garancinë se ish-deputeti do të vihej në masën e arrestit.

Mediat ziejnë për më shumë se 10 orë se Alqi Bllako u arrestua, por e vërteta është ende e pasqaruar se në fakt, Policia e Tiranës e ka marrë urdhërin e GJKKO për arrestimin e ish-deputetit vetëm pasditen e sotme dhe nga ky moment ka të drejtë ligjërisht që të nisë punën për ekzekutimin e vendimit.

Nëse SPAK vendos që masa e sigurisë është arrest me burg dhe të shkojë më pas në Gjykatë, këto procedura do të duhet të ishin mbyllur përpara se të shkonin në Kuvend.

Kush ndërhyri? Çfarë do të bënte SPAK nëse GJKKO do ta linte me duart bosh dhe nuk do të jepte masën e sigurisë së kërkuar, ose më saktë, nga e dinte SPAK se GJKKO do ta jepte masën e arrestit? Pse nuk e la SPAK gjykatën të shprehej? A u intimidua gjykata pas vendimit politik të lënies së mandatit dhe gatishmërisë së lidershipit të PS duke u detyruar të japë një masë sigurie arresti që në fakt nuk qartëson asgjë në realitetin e krijuar?

SPAK i dha “luksin” Bllakos për më shumë se 72 orë të qendrojë i lirë, ndërsa PS-së garancinë që edhe njëherë tjetër një deputet shpëton nga procedura e kërkuar për heqjen e imunitetit, që do të ishte një “gjyq” publik ku Bllako do të duhet të mbronte veten për të mos lëshuar mbrojtjen parlamentare.

A do të ekzekutohet vendimi dhe a ka më vlerë arrestimi kur SPAK shkeli çdo procedurë ligjore në një republikë Parlamentare, ku Kuvendi është organi më i lartë vendimmarrës dhe në rast se shprehet Kuvendi, atëherë të gjitha institucionet e tjera do të duhet të “binden”? 

(f.g./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alqi bllako skandali alqi bllako alqi bllako skandali alqi bllako

Sondazh

Poll