Aktualitet

E RËNDË! Makina bie nga rruga kryesore në nënkalim tek ‘Ekonomiku’, 3 të plagosur (FOTO)

31 Mars 2022, 14:58 Nga DOSJA
E RËNDË! Makina bie nga rruga kryesore në nënkalim tek

TIRANË– Aksident në Tiranë, disa persona kanë mbetur të lënduar. Pasditen e sotme, një mjet ka rënë sipër rrethrrotullimit të “Ekonomikut”, pranë rrugës së Elbsanit në Tiranë.

Dy makina janë përfshirë dhe njëra prej tyre ka rënë nga rruga kryesore në nënkalim. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital me ambulancë, por mendohet se janë të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S. Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeria që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll