Sport

“Katar 2022”: Ndahen edhe dy ‘bileta’, kualifikohet edhe Meksika e SHBA

31 Mars 2022, 07:41 Nga DOSJA

CONCACAF – Mëngjesin e sotëm janë mbyllur edhe ndeshjet kualifikuese edhe në zonën e Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore (zona Concacaf). U shpërndanë edhe dy ‘bileta’ e fundit të kësaj zone për në finalet e “Katar 2022”, të cilat kishin mbetur pezull vetëm për matematikë: ato i takuam Meksikës dhe SHBA-së. Ndërkohë Kosta Rika do të luajë në “play-off”.

Meksika, pasi mundi 2-0 në “Estadio Azteca” kombëtaren e Salvadorit. Antuna (17’) dhe Jimenez (43’) me penallti ishin autorë të golave.

Po 2-0 fituan edhe Shtetet e Bashkuara ndaj Kosta Rikës. Në transfertën e San Joses, Vargas (51’) dhe Contreras (59’) realizuan fitoren amerikane.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të kësaj zone, Kanadaja, që ishte kualifikuar më herët për finalet e botërorit “Katar 2022”, u mund 0-1 nga Panamaja, kurse Xhamajka fitoi 2-1 ndaj Hondurasit.

Pas këtyre ndeshjeve, shkon në 29 numri i ekipeve të kualifikuara për në finalet e botërorit “Katar 2022”, tre vende të tjera ende vakant, që do të plotësohen në qershor nga ndeshjet e “play-off”-it europiani dhe atyre ndërkontinentale. Shorti i ndarjes së grupeve për “Katar 2022” do të hidhen më 1 prill në Doha, ku ekipet finaliste do të ndahen në katër grupe sipas renditjes së FIFA-s.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport federata meksikane e futbollit kampionatin botëror “katar 2022” ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022” federata meksikane e futbollit kampionatin botëror “katar 2022” ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022”

Sondazh

Poll