Politike

Mandati i Bllakos/Lindita Nikolla i përgjigjet grupit të PD: E dha vetë dorëheqjen(SHKRESA)

30 Mars 2022, 17:35 Nga DOSJA
Mandati i Bllakos/Lindita Nikolla i përgjigjet grupit të PD: E dha

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla i është përgjigjur deputeteve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan mbledhjen e Këshillit të Mandative për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autoriziminin e arrestimit të socialistit Alqi Bllako. Në shkesën dërguar deputetëve të PD-së, Nikolla thotë se Bllako dorëzoi mandatin ndaj shtoi se për këtë arsye mbledhja e mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është e panevojshme. Duke theksuar se tashmë Kuvendi nuk mund që të vijojë me procedurat.

“Z. Alqi Bllako për të cilin është kërkuar dhënia e autorizimit për arrestim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Kuvend deklaratën se me dijeni dhe vullnet të plotë dorëzon mandatin e deputetit nëpërmjet heqjes dorës nga ky mandat. Referuar nenit 71, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës, mandati i deputetit z.Alqi Bllako, mbaron për arsye të heqjes dorë nga mandati. Në këto kushte, sipas rregullores së Kuvendit, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është më objekt i shqyrtimit nga Kuvendi. Sa më sipër, është anuluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, njoftuar për datën 30.03.2022, ora 18:00. Çështja për të cilën ju kërkoni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk ekziston më. Për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,“-shkruhet ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Inceneratorët/ Bllako dorëzon mandatin, Kuvendin anulon Këshillin, SPAK ‘tund’ prangat

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako spak per inceneratoret alqi bllako spak per inceneratoret

Sondazh

Poll