Politike

Furnizimi me grurë nga Serbia/ Rama: Nuk është varësi, s’na mbeti puna të shtrijmë dorën

30 Mars 2022, 09:14 Nga DOSJA
Furnizimi me grurë nga Serbia/ Rama: Nuk është varësi,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e quan varësi furnizimin me grurë nga Serbia. Në takimin me importues dhe eksportues, Rama tha se vendit tonë nuk i mbeti puna që t’i shtrijmë dorën Serbisë. Rama tha po ashtu se për shkak të Ballkanit të Hapur kanalet me rajonin janë të hapura, dhe se ky projekt nuk është për politikanët por për tregtarët.

“Mbledhja e bordit për produkte bazë me duket pozitive që të bëhet transparente komplot dhe ata që duan të bëjnë luftë me faktet le të bëjnë luftë me faktet. Mund ta them që sot Shqipëria ka një industri të prodhimit të miellit jo vetëm garant e çmimit më të lirë në rajon por edhe garant e një cilësie brenda të gjitha standardeve për eksport. Ka vizituar një pjesë të fabrikave dhe kam parë të gjithë ciklin, por ne i përkasim një bashkësisë ku çdo gjë të falet përveç suksesit. Ndaj ju do pranoni që sa herë të flitet për miell , vaj , do thuhet se janë ata që helmojnë popullin, por në këtë rast e vërteta është tjetër. Hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi siç është interpretuar dhe nuk është se mbeti puna që ne të shtrijmë dorën, t’i nështrohemi shkjaut, për është thjeshtë hapja e një kanali që ishte aty prej vitesh por që kanë qenë i mbyllur”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll